• e hënë, 30 dhjetor 2024

Ndërtesat e Qeverisë dhe MPJ-së me ngjyrat e BE-së

Ndërtesat e Qeverisë dhe MPJ-së me ngjyrat e BE-së
Shkup, 19 korrik 2022 (MIA)- Ndërtesat e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) sonte janë ndriçuar me ngjyrat e Bashkimit Evropian në shenjë të fillimit të sotëm të negociatave inkuadruese. “Sot në Bruksel shkruam një kapitull të ri në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe premtojmë se do të hapërojmë me shpejtësi drejt zhvillimit plotësues dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët tanë. Vlerat evropiane janë vlerat tona, ndërsa miqësitë që i ndërtojmë krijojnë ura dhe mundësi të reja kulturore për të gjithë ne. Jemi të bashkuar në dallimet dhe të gatshëm për BE në shtëpi dhe Maqedonia e Veriut në BE. Në shenjë të kësaj sonte ndërtesat e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme janë ndriçuar me ngjyrat e shtëpisë sonë të ardhshme – Bashkimit Evropian”, qëndron në faqen zyrtare të Qeverisë në Fejsbuk. Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Fejsbuk, madje ka shkruar se ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme është me ngjyrat e Bashkimit Evropian si simbolikë e fillimit të sotëm zyrtar të negociatave për inkuadrim.  

QËNDRONI TË LIDHUR