• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndërtesa e MPJ-së është ndriçuar me ngjyrat e flamurit gjerman me rastin e vizitës së nesërme të Analena Berbok

Ndërtesa e MPJ-së është ndriçuar me ngjyrat e flamurit gjerman me rastin e vizitës së nesërme të Analena Berbok

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Me rastin e vizitës së nesërme të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Fedrale të Gjermanisë, Analena Berbok në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurit gjerman.

"Gjermania vazhdon të jetë një prej promovuesve më të fuqishëm të integrimit evropian të rajonit", qëndron në faqen zyrtare të MPJ-së në Fejsbuk.

 
Siç kumtoi MPJ, Berbok nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut me ftesë të kolegut të saj, shefit të diplomacisë, Bujar Osmani. Gjatë vizitës, krahas takimit me ministrin osmani ajo do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
 
Shefja e diplomacisë gjermane do të realizojë tkaime edhe me Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, si dhe me përfaqësues të partive opozitare.

Sipas agjendës nga MPJ, pas arritjes, berbok dhe Osmani do të mbajnë takim sy-më-sy, më pas do të pasojë takimi i dy delegacioneve, ndërsa dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për shtyp.

Fokusi i bisedimeve mes dy ministrave, siç paralajmëruan të dy palët, do të përqendrohet në procesin inkuadrues të vendit në BE, mes tjerash edhe në ndryshimet kushtetuese, si obligim i ynë i ndërmarrë për vazhdim të procesit të negociatave me Unionin.

Pas vizitës në Shkup, Analena Berbok të premten do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR