• e diel, 06 tetor 2024

Ndërron jetë gazetari Predrag Dimitrovski

Ndërron jetë gazetari Predrag Dimitrovski

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Pas një sëmundje të shkurtër sot ka ndërruar jetë gazetari Predrag Dimitrovski (1959-2023), informojnë nga "Presing TV" ku ka punuar gjatë kohëve të fundit.

Dimitrovski ka qenë gazetar me mbi 30 vjet përvojë pune. Ka qenë kryeredaktor në gazetën “Veçer” nga viti 2005-2006 ndërsa më pas ka punuar edhe në “Dnevnik”. Vitet e fundit të angazhimit i kaloi në “Republika” dhe “Presing TV”.

"Do ta kujtojmë përkushtimin e tij ndaj punës dhe lojalitetin. Ai i kushtoi vëmendje çdo shkronje në fjalinë e tij dhe çdo fjale të shkruar, u kushtonte vëmendje detajeve më të vogla. E quanim enciklopedi e gjallë. Në kokë kishte të gjitha informacionet, të gjitha datat, të gjitha të dhënat nga historia e afërt dhe e largët", thuhet në publikimin në “Presing TV”.

Foto: Presing TV

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR