• e diel, 06 tetor 2024

Ndërron jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini

Ndërron jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA)– Ka ndërruar jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini. Sot në ditëlindjen e tij të 55-të, Kreshniku ka mbyllur sytë, ndërsa të shumtë janë miqtë që kanë ngushëlluar në rrjetet sociale.

Kreshnik Ajdini ka qenë gazetar i njohur, ndërsa ka shkruar në shumë media në Maqedoni të Veriut, por edhe në rajon. Gjithashtu ka qenë aktivist i dalluar i shoqërisë civile, ndërsa ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, si dhe shoqërisë në përgjithësi.

Varrimi do të bëhet nesër (e shtunë) në Dibër në orën 13:00.

QËNDRONI TË LIDHUR