• e diel, 30 qershor 2024

Ndërroi jetë gazetari Skender Raufi

Ndërroi jetë gazetari Skender Raufi

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Ndërroi jetë gazetari në pension i Radiotelevizionit të Maqedonisë, Skender Raufi.

Ai nga viti 1972 ka punuar në Radiotelevizionin e Maqedonisë. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup.

Raufi gjatë veprimit të tij si gazetar, ka botuar pesë vepra publicistike: “Takim me krijuesin-1” (2002); “Takim me krijuesin -2” (2006); “Vjelja e lulediellit-1” (2008) ; “Vjelja e lulediellit-2” (2012); dhe “Vjelja e lulediellit-3” (2014).

Raufi ka qenë laureat i çmimit më të lartë në Maqedoninë e Veriut për publicistikë “Mito Haxhivasilev-Jasmin”.

Pas 44 vjet pune kryesisht në gazetari televizive, ai u pensionua në vitin 2016. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR