• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ndërroi jetë aktori Robert Blejk

Ndërroi jetë aktori Robert Blejk

Los Anxhelos, 10 mars 2023 (MIA) - Aktori amerikan Robert Blejk, i njohur me rolet në serialin televiziv "Bareta" të viteve 1970 dhe filmit "Gjakftohtësi", ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Në atë moment, ai ishte i rrethuar nga familja e tij, thuhet në deklaratën nga mbesa e tij, Norin Ostin.

Në vitin 2005, Blejk ishte liruar nga akuza për vrasjen e bashkëshortes së tij Boni Li Bakli. Disa muaj pas aktgjykimit për këtë çështje penale, fëmijët e Baklit ngritën padi civile kundër aktorit. Trupi gjykues e shpalli Blejkun fajtor për vdekjen e bashkëshortes së tij dhe e detyroi të paguajë 30 milionë dollarë. Në shkurt të vitit 2006, Blejk kishte njoftuar falimentimin.

Robert Blake Baretta 1977.JPG

Blejk, prindërit e të cilit ishin këngëtarë dhe valltarë, është lindur si Majkëll Xhejms Gubitosi më 18 shtator të vitit 1933 në Natlli, Nju Xhersi. Pas shpërnguljes në Kaliforni ka pasur gjithsej 163 role në filma dhe televizione. fc/

Fotografitë: EPA, Uikipedia. 

QËNDRONI TË LIDHUR