• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndërprerje e mundshme në E-shërbimet e DAP-it për shkak të aktiviteteve të planifikuara në sistemet e IT

Ndërprerje e mundshme në E-shërbimet e DAP-it për shkak të aktiviteteve të planifikuara në sistemet e IT
Shkup, 28 tetor 2022 (MIA) - Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) ka njoftuar se nesër mund të ketë ndërprerje të shërbimeve elektronike të sistemit për shkak të aktiviteteve dhe intervenimeve të planifikuara në sistemin e IT. "Drejtoria e të ardhurave publike i njofton tatimpaguesit dhe përdoruesit e shërbimeve elektronike të sistemit e-Tatime, se për shkak të aktiviteteve dhe ndërhyrjeve të planifikuara në sistemin e IT të DAP, nesër, 29.10.2022, (e shtunë), në periudhën prej datës 9 deri në ora 17:00, mund të ketë ndërprerje në shërbimet elektronike, në funksionimin e sistemit MPIN, që do të thotë se llogaritjet do të merren me postë elektronike, por llogaritjet nuk do të mund të përpunohen dhe të gjenerohen deklaratat, ndërsa në ndëprerje do të jenë edhe e-PDD dhe TVSH-ja ime. Sapo të përfundojnë aktivitetet, sistemi do të vihet në funksion, pas së cilës do të mund të përdoren edhe shërbimet elektronike", thuhet në komunikatën e DAP-it. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR