• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ndërmarrjet komunale kanë problem që të regjistrohen në Regjistrin qendror për të vendosur fotovoltaikë

Ndërmarrjet komunale kanë problem që të regjistrohen në Regjistrin qendror për të vendosur fotovoltaikë

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit rregullator energjetik (KRRE), Marko Bislimovski në konferencë për shtyp informoi se ndërmarrjet komunale kanë problem të regjistrohen në Regjistrin qendror që të mund të vendosen fotovoltaikë, me çka do t'i ulin harxhimet e tyre. Ai shtoi se punohet në tejkalimin e problemit, që ishte rast me komunat.

"Në komunikim jemi me ndërmarrjet komunale publike edhe nga Prilepi, kemi takime edhe me Ujësjellësin dhe Kanalizimet nga Shkupi dhe ndërmarrjet tjera komunale, të cilat janë të interesuar të investojnë në fotovoltaikë, me qëllim që t'i ulin harxhimet. Ka probleme të caktuara gjatë regjistrimit të tyre në Regjistrin qendror, pasi duhet në listën veprimtarisë së tyre, e cila është furnizim me ujë, të shtojnë edhe prodhim me energji elektrike dhe ka probleme të caktuara ligjore, pra tentojmë ta tejkalojmë këtë problem. Te komunat e tejkaluam", sqaroi ms tjerash Bislimovski. 

Në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse persona të afërt me funksionarë në vend kanë marrë licenca për fotovoltaikë, Bislimovski tha se sipas të dhënave që i kanë, nuk shohin nëse ndërmarrja është e dikujt.

"KRRE është e stërmbushur me licenca. Kemi sistem të punës. Vetëm për këto dy muaj të parë, kemi dhënë 88 licenca dhe të gjitha këto licenca të cilat i kanë këto kompani, që i marrin, nuk marrin kurrfarë subvencioni nga shteti. Energjinë elektrike e shesin në tregun e lirë të energjisë elektrike, ashtu që nga ky aspekt nuk kemi absolutisht kurrfarë konflikti të interesave", tha Bislimovski.

Ai theksoi se ata shesin energji elektrike në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe aty çmimin e përcakton vet tregu. bsh/

Foto: MIA Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR