• e shtunë, 09 nëntor 2024

Naumoski nga Vitaminka: Çmimi i vajit është zvogëluar për 40 denarë

Naumoski nga Vitaminka: Çmimi i vajit është zvogëluar për 40 denarë
Shtip, 26 nëntor 2022 (MIA) - Çmimi i vajit për gatim është zvogëluar për 40 denarë, ndërsa çmimi i repromaterialeve ka mbetur i pandryshuar, deklaroi drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i “Vitaminka”-s, Sasho Naumoski, gjatë vizitës së sotme të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fabrikën “Brilijant” në Shtip, e cila është pjesë e grupacionit të “Vitaminka”-s. "Çmimi ka rënë për gati 40 denarë dhe ne mundohemi edhe më tej çmimin ta zvogëlojmë dhe ta sjellim, nëse është e mundur të vijmë deri në çmimet prej para tri viteve. Çmimi më së shumti varet në produktit tonë nga lënda e parë", thotë Naumoski. Vuri në dukje se nuk kanë konkurruar për rrymë më të lirë nga 1 dhjetori sepse kanë instaluar termocentrale fotovoltaike, ndërsa prodhimi i rrymës prej tyre për 30 për qind i zvogëlon shpenzimet për prodhimin e produktit final. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR