• e premte, 27 dhjetor 2024

NATO, SHBA dhe Gjermania i dënuan referendumet e planifikuara në katër rajone ukrainase

NATO, SHBA dhe Gjermania i dënuan referendumet e planifikuara në katër rajone ukrainase
Bruksel, 20 shtator 2022 (MIA) - NATO, Uashingtoni dhe Berlini sot i dënuan shprehjet e planifikuara të referendumit në rajonet ukrainase Donjeck dhe Lugansk, në të cilat pritet  "republikat" e vetëshpallura si dhe rajonet rreth Zhaporozhjes dhe Hersonit, të shprehen për ribashkim ndaj Rusisë. "Referendumet e rreme nuk kanë legjitimitet dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një përshkallëzim i mëtejshëm në luftën e (Presidentit rus Vlladimir) Putin, shkroi në Tuiter Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. "Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të forcojë mbështetjen e tij për Ukrainën," kërkoi Stoltenberg. Shtëpia e Bardhë njoftoi se "Rusia po organizon me nxitim referendume të rreme". Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Xhejk Salivan, tha se SHBA nuk do të njohë referendumet për aneksimin e pjesëve të Ukrainës në Rusi. Kancelari gjerman Olaf Sholc  i karakterizoi referendumet e tilla "fiktive" si të papranueshme. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR