• e enjte, 26 shtator 2024

NATO po planifikon një transport të madh të ushtarëve të plagosur në rast lufte me Rusinë, deklaroi një gjeneral i lartë

NATO po planifikon një transport të madh të ushtarëve të plagosur në rast lufte me Rusinë, deklaroi një gjeneral i lartë

Bruksel, 25 shtator 2024 (MIA) - NATO po planifikon të koordinojë transportin e një numri të madhë të ushtarëve të plagosur më larg nga fronti në rast lufte me Rusinë, ndoshta përmes treneve spitalore, pasi evakuimi ajror mund të jetë i pamundur, publikuan mediat britanike duke iu referuar deklaratës së gjeneral-nënkolonel Aleksandar Solfrank, shef i komandës logjistike të NATO-s (Komanda e përbashkët për mbështetje dhe mundësim).

Skenari i ardhshëm për evakuim mjekësor do të ndryshojë nga përvoja e deritanishme e aleatëve në Afganistan dhe Irak, tha ai në një intervistë për agjencinë.

Në konfliktin me Rusinë, tha ai, ushtritë perëndimore me shumë gjasa do të përballen me një zonë lufte shumë më të madhe, një numër më të madh ushtarësh të plagosur dhe të paktën një mungesë të përkohshme të epërsisë ajrore pranë vijave të frontit.

"Sfida në skenarin më të keq do të jetë sigurimi i shpejtë i kujdesit me cilësi të lartë për një numër të madh të plagosurish", shtoi gjenerali Solfrank, pa specifikuar se sa ushtarë të plagosur pret të ketë NATO.

Planifikimi për evakuime mjekësore është pjesë e një fushate shumë më të gjerë të NATO-s, e nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, për të rishikuar dhe përmirësuar aftësinë e aleancës për të penguar dhe për t'u mbrojtur nga çdo lloj sulmi rus. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR