• e premte, 27 dhjetor 2024

NATO ka zhvilluar stërvitje ushtarake në Rumani, është testuar HIMARS

NATO ka zhvilluar stërvitje ushtarake në Rumani, është testuar HIMARS

Bukuresht, 10 shkurt 2023 (MIA) - Trupat amerikane dhe franceze, pjesë e grupit luftarak të NATO-s në Rumani, kanë zhvilluar një stërvitje ushtarake me qëllim testimin e mbrojtjes së krahut lindor të Aleancës.

Stërvitjet e përbashkëta luftarake në poligonin Kapu Midi në bregun e Detit të Zi kanë përfshirl rreth 350 anëtarë të grupeve luftarake shumëkombëshe që praktikonin gjuajtjen e municioneve të drejtpërdrejta nga sistemi i raketave të lëvizshme HIMARS të prodhuar nga SHBA.

Gjenerali francez Trikan de la Gout, i cili e kryeson grupin e betejës, tha në një deklaratë për shtyp se qëllimi i stërvitjes ishte "forcimi i aftësisë së përbashkët" brenda grupit shumëkombësh në rast se ai përballej me një "skenar të vërtetë mbrojtës".

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, NATO e ka rritur praninë e saj në krahun lindor të Evropës, duke përfshirë dërgimin e grupeve shtesë të betejës shumëkombëshe tek anëtarët e aleancës Rumania, Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR