• e enjte, 26 dhjetor 2024

Natalia Tasevska dhe Elvin Veli janë zgjedhur për prokurorë publikë në PPRMV

Natalia Tasevska dhe Elvin Veli janë zgjedhur për prokurorë publikë në PPRMV

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë i ka zgjedhur Natalia Tasevska dhe Elvin Veli për prokurorë publikë në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Krahas tyre, janë paraqitur katër kandidatë tjerë, të cilët nuk janë zgjedhur, e bëhet fjalë për Valentina Stojanovska, Vilma Ruskoska, Danica Moneva dhe Zllatko Bikovski.

Paraqitja e kandidatit Islam Abazi është tërhequr pasi ai ndërkohë është zgjedhur për shef të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në seancën e sotme të 82-të, Këshilli debaton edhe për zgjedhje të prokurorëve në Prokurorinë supreme publike Shkup, PTHP NKOK, Prokurorinë themelore publike Gostivar, Prokurorinë themelore publike Kavadar dhe Prokurorinë themelore publike Shkup. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR