• e premte, 08 nëntor 2024

NASA: "Artemis 2“ është caktuar për në nëntor të vitit 2024

NASA:

Hjuston, 8 mars 2023 (MIA) - Administrata amerikane nacionale ajrore-kozmike - NASA kumtoi se, sipas rrjedhës së deritanishme, është në rrugë të mirë që ta realizojë misionin e saj me njerëz rreth Hënës nëntorin e ardhshëm, pas fluturimit të suksesshëm provues pa ekuipazh.

Me këtë rast është publikuar një azhurnim për programin "Artemis" për dërgimin e njerëzve në Hënë. Ndryshe, misioni i parë "Artemis" përfundoi me sukses në dhjetor kur kapsula "Orion" pa astronautë dhe pas më shumë se 25 ditë udhëtim rreth Hënës - pa ateruar në të, pastaj u kthye i sigurt në Tokë. Nëse gjithçka shkon siç pritej, Artemis 2 do të ngrihet në nëntor të vitit 2024 dhe do të marrë katër njerëz rreth Hënës, përsëri - pa u ulur në satelitin e vetëm natyror të Tokës.

NASA do të zbulojë emrat e anëtarëve të ekuipazhit më vonë këtë vit. Për momentin dihet se vetëm njëri prej tyre do të jetë kanadez.

Ndërkaq, Artemis 3, i planifikuar për rreth 12 muaj pas Misionit 2, do të duhet të ulet me astronautët, për herë të parë, në Polin Jugor të Hënës.

NASA gjithashtu shpreson që më vonë të nisë dhe të arrijë një udhëtim shumëvjeçar në Mars. Si pjesë e misioneve Artemis, NASA planifikon të dërgojë një grua dhe një person jo të bardhë në Hënë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR