• e premte, 27 dhjetor 2024

NAkS do të paraqesë një analizë për përfitimin nga bursa për studentët që regjistrohen në studime jashtë vendit

NAkS do të paraqesë një analizë për përfitimin nga bursa për studentët që regjistrohen në studime jashtë vendit

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Në hapësirat e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike, Sindikata e Pavarur Akademike (NAkS) sot do të mbajë prezantimin e analizave për përfitimin nga bursat për studentët në ciklin e parë dhe të dytë dhe ciklin e tretë të studimeve në një nga 100 universitetet e para nga lista e Shangait. Autorë të dokumentit janë prof. Dr Mimoza Ristova, prof. Dr Viktor Stefov dhe Prof. Dr Mirjana Najçevska.

"Në kushte kur studentët vendas janë të privuar nga çdo kualifikim akadameik (pa bursa ose me bursa të ulëta, kushte të këqija studimi dhe akomodimi), ndërsa universitetet marrin fonde minimale për projekte shkencore dhe kërkimore, bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme se ku dhe për çfarë shpenzohen paratë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Një nga mënyrat e rrjedhjes së këtyre mjeteve është edhe bursa e studentëve që regjistrohen në studime jashtë vendit", informojnë nga NAkS për analizat.

Në analizat e NAkS, siç theksojnë në kumtesën, nga të dhënat në dispozicion që u janë dhënë nga MASH, për përfitimin e studentëve me bursë në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në një nga 100 universitetet e para nga lista e Shangait, ndër të tjera, u përpunua vëllimi i mjeteve që janë shpenzuar për këtë qëllim, numri i studentëve që morën bursa të tilla, ndërsa që qëndruan për të punuar jashtë vendit me çka, sipas NAkS, Maqedonia e Veriut nga buxheti i saj e mbështet zhvillimin e ekonomive dhe administratave të vendeve të tjera.

Në fund të analizës, studimi NAkS përmban konkluzione për përfitimin dhe jep rekomandime për përmirësimin e situatës në shkencë dhe arsimin e lartë.

Projekti "Analiza e NAKS për përfitimin nga bursa për studentët në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në një nga 100 universitetet e para nga lista e Shangait" është zhvilluar dhe financuar nga Sindikata e pavarur akademike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR