• e shtunë, 23 nëntor 2024

Naim Ismaili nga Lëvizja Besa, u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Tetovës

Naim Ismaili nga Lëvizja Besa, u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Tetovës

Tetovë, 23 korrik 2024 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të 35-të të Këshillit të Komunës së Tetovës, për kryetar të ri u zgjodh Naim Ismaili, këshilltar i deritanishëm nga radhët e Lëvizjes Besa.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri erdhi për shkak se kryesuesi i deritanishëm Besar Durmishi nga Lëvizja Besa, muajin e kaluar ishte emëruar ministër i Ekonomisë në Qeverinë e re.

Për zgjedhjen e Naim Ismailit votuan 19 këshilltarë, 11 ishin të përmbajtur. Votuan këshilltarët nga Lëvizja Besa, VMRO-DPMNE, LSDM dhe Alternativa. 

Këshilli i komunës së Tetovës numëron 31 anëtarë, prej të cilëve Lëvizja Besa ka 12 këshilltarë, BDI 11, katër janë nga VMRO-DPMNE, LSDM ka dy këshilltarë, ndërsa nga një kanë PDSH dhe Alternativa. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR