• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Naftogaz": Gjykata në Hagë e ka urdhëruar Moskën që të paguajë pesë miliardë dollarë dëmshpërblim për sekuestrimin e pronës tonë në Krime

Hagë, 13 prill 2023 (MIA) - Kompania shtetërore ukrainase e gazit Naftogaz sot kumtoi se Gjykata e Arbitrazhit në Hagë e ka urrdhëruar Moskën që të paguajë dëmshshpërblim prej pesë miliardë dollarëve për shpërdorimin ilegal të pronave të saj në Krime, gadishulli që Rusia e aneksoi në vitin 2014.      

Drejtori ekzekutiv i Naftogazit, Oleksej Çernishov e quajtir aktvendimin e Gjykatës së Arbitrazhit "fitore kyçe të frontit energjetik" dhe tha se pret më shumë vendim në dobi të Ukrainës.

"Edhe krahas përpjekjeve të Rusisë që ta pengojë drejtësinë, Gjykata e Arbitrazhit e ka urdhëruar Rusinë që ta kompensojë "Naftogazin" për humbjet pej pesë miliardë dollarëve", kumtoi kompania energjetike ukrainse.

"Rusia tani duhet t'i përmbahet këtij vendimi në pajtim me detyrimet e saj sipas të drejtës ndërkombëtare", shtohet në kumtesë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR