• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Na nevojitet një kandidat presidencial i cili do t'i ndajë vlerat e shumicës së qytetarëve për anëtarësim në BE, konsideron Spasovski

Na nevojitet një kandidat presidencial i cili do t'i ndajë vlerat e shumicës së qytetarëve për anëtarësim në BE, konsideron Spasovski

Bruksel, 28 nëntor 2023 (MIA) - Për mua është shumë me rëndësi të caktohet një kandidat për president të shtetit i cili, para së gjithash, i ndan vlerat e shumicës së qytetarëve të cilët janë për anëtarësimin tonë në BE, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski në intervistë për MIA-n në Bruksel lidhur me mundësinë për kandidattë përbashkët presidencial të koalicionit qeveritar.

"Në bazë të asaj të zgjehdim me të vërtetë kandidat të shkëlqyeshëm, i cili do të ishte i president i shkëlqyeshëm i shtetit. Kështu që, e dini, ambiciet personale, kombinatorikat personale në këtë moment janë të parëndësishme. me rëndësi është ku do të lëvizë shteti dhe çka do t'u ofrojmë si të ardhme qytetarëve", theksoi Spasovski.

Lidhur me mundësinë që ai të jetë kandidat presidencial, Spasovski potencoi se procesi i kandidimit as që ka filluar dhe se në këtë moment ai fare nuk mendon në atë drejtim.

"Absolutisht konsideroj se duhet të dakordohemi në nivel të parimeve për secilin hap të ardhshëm që është para nesh", tha Spasovski.

Ai thotë se paraqitja me një kandidat të përbashkët presidencial të "frontit proevropian" do të paraqiste një vlerë shtesë për vetë shtetin dhe për përparimin e tij, sepse është shumë me rëndësi se cili koncept do ta kryesojë vendin në periudhëne  ardhshme.

Sipas tij, vlen të bisedohet për të gjitha këto tema dhe të krijohet front sa më i madh, i cili do të mbështeste një ide proevropiane.

Lidhur me datën e mundshme për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Spasovski thekson se ka afate ligjore për mbajtjen e tyre, ndërsa para asaj negociohet mes subjekteve politike për futje të të gjitha vërejtjeve nga ana e OSBE/ODIHR-së në Kodin zgjedhor, me qëllim që të më njanohen të gjitha dobësitë dhe procesi zgjedhor të rrjedhë në një mënyrë të drejtë dhe demokratike.

"Gjithsesi se në suaza të tërë atij procesi, ka bisedime mes subjekteve poltike. Kështu që, besoj se kur të sillen vendimet, ato do t'i kumtohen opinionit... Me rëndësi ë[shtë të kemi zgjedhje të drejta, demokratike. zgjedhje të cialt do të mundësojnë që qytetarët të sjellin vendim për atë se ku e shohin Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme", theksoi Spasovski, i cili sot në bruksel mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Lidhjes globale për luftë kundër kontrabandimit të emigrantëve në organizim të Komisionit evropian. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR