• e shtunë, 28 dhjetor 2024

"Na lini të qetë" - mural i artistëve të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut në Parkun e Qytetit

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) -  Mural i titulluar "Na lini të qetë" i përgatitur nga artistë të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut do të prezantohet sot në Parkun e Qytetit në Shkup.

Njëzetë e një artistë të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e projektit të Institutit Francez në Shkup, Institutit Gete dhe shoqatës "Loja" nga Tetova të titulluar "Na lëni të qetë", i cili ka për qëllim përforcimin e dialogut multikulturor ndërmjet të rinjve nga tre vendet, nxitjen e kreativitetit dhe shprehjes së lirë te të rinjtë, thirrje për paqe dhe pajtim përmes artit.

Projekti realizohet nga 1 deri më 7 maj me mbështetjen e Zyrës Franko-Gjermane për Rini dhe Fondit Kulturor Franko-Gjerman, në kuadër të programit "Evropa jonë, e ardhmja jonë" dhe për nder të 60-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Elizesë.

Të rinjtë, nga shtatë prej secilit nga tre vendet, nën mentorimin e tri artisteve të njohura: francezes Ema Popi, gjermanes Damjan Iv Rode dhe ukrainases dhe Maria Sorokina Somari, dy ditët e kaluara kaluan një trajnim për pikturim të muralit. Trajnimi u mbajt më 2 dhe 3 maj në gjimnazin "Georgi Dimitrov" në Shkup, në praninë e nxënësve të shkollave të mesme nga gjimnazi.

“Së bashku do ta dizenjojnë muralin me porosi për paqen në Ukrainë dhe në botë, ndërsa porosia e paqes duhet të ketë jehonë të gjerë për të gjithë qytetarët, artdashësit dhe të rinjtë", thonë organizatorët.

Edhe një mural më i vogël do të bëhet në komunën e Tetovës me qëllim, siç bëhet e ditur, përkujtimit se integrimi evropian është e vetmja e ardhme për të rinjtë.

Pas përfundimit të projektit, do të ketë një video incizim i cili do të shpërndahet në rrjetet sociale. Do të realizohet edhe ekspozitë e fotografive në format të madh, e cila do të shfaqet në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, ndërsa do ta mbajë titullin "Të rinjtë për paqe". fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR