• e shtunë, 23 nëntor 2024

Naço Fernandez përshëndetet me Real Madridin

Naço Fernandez përshëndetet me Real Madridin

Madrid, 24 korrik 2024 (MIA) – Ish kapiteni i Real Madridit, Naço Fernandez sot përmes një konferencë për media është përshëndetur me klubin dhe bashkëlojtarët. Ajo ishte jashtëzakonisht emocionuese dhe nuk mundi t’u përmbahej dot emocioneve dhe lotëve.

Mos u shqetësoni, Reali do të jetë gjithmonë shtëpia jonë, me këto fjalë mbrojtësi 34-vjeçar u përpoq të qetësonte fëmijët e tij të cilët erdhën gjatë prezantimit të tij.

Fernandez në sezonin e ri do të luajë për Al Kadsia nga Arabia Saudite pasi refuzoi të vazhdojë kontratën me “mbretërit”. Ai është një fëmijë i Realit dhe gjatë gjithë karrierës së tij deri më tani ka luajtur vetëm për “Los Blancos”.

"Do të doja të falënderoja kolegët e mi që më lehtësuan. E ardhmja është e ndritshme. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë të tjerët në klub. Real Madridi ishte gjithçka për mua", tha ai.

Presidenti i klubit Florentino Perez e lavdëroi atë që u bë një shembull.

"Sot është një ditë e trishtë sepse po na largohet një futbollist që dha më të mirën", komentoi ai.

Në ngjarjen e sotme morën pjesë Karlo Ançeloti dhe disa nga ish shokët e skuadrës si Lukas Vaskez, Fran Garsia, Dani Sebalos, Braim Diaz, Hesus Valejo, Tibo Kurtoa dhe Andrij Lunin.

Foto: Fesjbuk/Real Madrid

 

QËNDRONI TË LIDHUR