• e enjte, 26 dhjetor 2024

n Shkup nesër regjim i posaçëm i trafikut për shkak të ushtrimit simulues "Përgjigje humanitare 2023”"

n Shkup nesër regjim i  posaçëm i trafikut për shkak të ushtrimit simulues

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se për shkak të ushtrimit simulues për situatë emergjente-tërmet i titulluar si "Përgjigje humanitare 2023" në organizimtë Kryqit të Kuq të RMV-së dhe nën patronatin e Kryetarit të Shtetit në Parkun e Qytetit në Shkup, në harkun kohor nga ora 9 deri më 14 për trafik do të jenë të mbyllura disa bulevarde. 

 Për komunikacion do të jenë të mbyllura blv. “Ilindeni” nga udhëkryqi me blv. “Shën Klimentii Ohrit” deri në udhëkryqin me rr. “Franklin Ruzvelt” dhe nga udhëkryqi me blv “Marrëveshja e Bledit” deri në udhëkryqin me rr. “Nikolla Teslla”, rr. ”Naum Naumovski-Borçe”, në vazhdim të rr. “Jordan  Haxhikonstantinov- Xhinot” deri në udhëkryqin me rr. “ELeninit” (rr. “Aminta i III-të”, rr. “Risto Shishkov” nga udhëkryqi me rr. “Naum Naumovski -Borçe” deri në udhëkryqin me rr. “E Leninit”, rrugët rreth Stadiumit të Qytetit “Todor Proeski” dhe blv. “8-të Shtatori” nga udhëkryqi me blv “Ilindeni” deri te rrugae servisit për hyrje në hotelin “Aleksandër Pallas”.

 "Për këtë arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut, gjatë së cilës trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta. MPB-jaapelon deri te qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë", informojnë nga MPB-ja.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR