• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nëshkruhet marrëveshja për bashkpunim dhe shkëmbim të informacioneve në formë elektronike midis MBP dhe Drejtorisë për udhëqjen e librave amë

Nëshkruhet marrëveshja për bashkpunim dhe shkëmbim të informacioneve në formë elektronike midis MBP dhe Drejtorisë për udhëqjen e librave amë

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Ministri të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Emir Sulejmani sot kanë nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave në formë elektronike, me qëllim të nxitjes së mëtejme në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në zbatimin sa më të suksesshëm dhe më efikas të kompetencave të përcaktuara me ligj, kumtuan nga MPB.

“Në këtë mënyrë po vendosim bashkëpunim për shkëmbimin e të dhënave dhe dokumeneteve në formë elektronike përmes Platformës Nacionale për Ndërveprueshmërinë, në përputhje me rregulloret në fushën e menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike. Sipas marrëveshjes, do të zbatohen standardet më të larta për sjelljen etike dhe ligjore dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e menjëhershëm të korrupsionit dhe eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të dëmshme të tij. Si palë kontraktuese, për nevojat e institucioneve tona, përmes platformës së Interoperabilitetit, mundësojmë bashkëpunim ndërinstitucional dhe qasje në shërbimin e regjistruar për “Përcaktimin e Numrit Nacional të Identifikimit”, tha ministri Spasovski në takimin para nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas Spasovskit, kjo marrëveshje paraqet progres dhe modernizim, si dhe fakt se bashkëpunimi dhe përdorimi i teknologjisë mund të krijojë lidhje të forta ndërmjet institucioneve të ndryshme në mënyrë që të ofrohet shërbim efikas dhe efektiv për qytetarët dhe të eliminohen keqpërdorimet.

“Përmes kësaj marrëveshjeje ne forcojmë kapacitetet tona për shkëmbim të shpejtë dhe të saktë të informacioneve, të cilat janë të një rëndësie vendimtare në punën e institucioneve tona, duke mundësuar transparencë më të madhe, uljen e burokracisë dhe eliminimin e mundësive për keqpërdorime. Besoj fuqishëm se ky është një hap përpara drejt një orientimi më të mirë të shërbimeve të institucioneve tona ndaj qytetarëve dhe dëshmon për gatishmërinë tonë për t'u përshtatur me sfidat e reja dhe për të shfrytëzuar potencialin e teknologjisë për të përmirësuar cilësinë e jetësës të çdo individi”, tha Spasovski.

Ai me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për të përfshirët në projekt - Departamentin e Informatikës dhe Departamentin e Çështjeve Civile në MPB-së, si dhe për bashkëpunëtorët e Drejtorisë për Librat Amë.

Nga ana e drejtorit të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Emir Sulejmani, u potencua angazhimi disavjeçar në realizimin e këtij projekti i cili më në fund po realizohet, duke pasur parasysh se institucionet janë kontakti i parë me qytetarët. Poashtu ai theksoi se zbatimi i kësaj Marrëveshjeje do të vazhdojë me udhëzime dhe afate përkatëse në implementimin e Marrëveshjes. rq/bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR