• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nëshkruhet akti për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën

Nëshkruhet akti për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën

Bruksel, 19 prill 2023 (MIA) - Akti ligjor i Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar sot në Bruksel.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë (REL), akti ligjor me të cilin Kosova vendoset në listën e vendeve që nuk kanë nevojë për vizë hyrëse për vendet e Evropës Perëndimore është nënshkruar nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola dhe ministrja suedeze për Çështje Evropiane, Jesika Rosval.

Me publikimin në Gazetën Zyrtare të BE-së, që do të pasojë pas njëzet ditësh, hyn në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave.

Të gjitha procedurat në procesin e vendimmarrjes kanë përfunduar të martën, kur në mbledhje plenare u miratua vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës duhet të presin fillimin e vitit të ardhshëm për t'iu gëzuar regjimit pa viza me vendet evropiane.

Sipas vendimit që është rënë dakord në dhjetor të vitit të kaluar, heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të ndodhë paralelisht me funksionimin e sistemit informativ ETIAS, por jo më vonë se 1 janari i vitit të ardhshëm.

Me heqjen e regjimit të vizave, Kosova i bashkohet vendeve të tjera të rajonit, qytetarët e të cilave gëzojnë lirinë e lëvizjes për më shumë se një dekadë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR