Nëse Trampi vendos taksë ndaj Kanadasë, Ontario do të vendosë sanksione për eksportin e energjisë elektrike
- Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, mund të ndalojë importet e alkoolit të prodhuar në SHBA dhe të kufizojë eksportet e energjisë elektrike dhe lëndëve të para kritike për bateritë elektrike në shtetet e Miçiganit, Nju Jorkut dhe Minesotës, nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp vendos taksa për të gjitha produktet kanadeze, tha mbrëmë një zyrtar i lartë i Ontarios.
- Post By Fami Bajrami
- 07:55, 13 dhjetor, 2024
Toronto, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, mund të ndalojë importet e alkoolit të prodhuar në SHBA dhe të kufizojë eksportet e energjisë elektrike dhe lëndëve të para kritike për bateritë elektrike në shtetet e Miçiganit, Nju Jorkut dhe Minesotës, nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp vendos taksa për të gjitha produktet kanadeze, tha mbrëmë një zyrtar i lartë i Ontarios.
Përfaqësuesi në detyrë në qeverinë e kryeministrit të Ontarios, Dag Ford tha se po shqyrtohet një ndalesë e Bordit të kontrollit të pijeve në Ontario nga importi i alkoolit amerikan.
"Ontario gjithashtu shqyrton opsionet për të kufizuar eksportet e mineraleve kritike të nevojshme për prodhimin e baterive për automjete elektrike, si dhe ndalimin e kompanive amerikane që të marrin pjesë në furnizimet qeveritare në provincën kanadeze", deklaroi një zyrtar qeveritar.
Fordi mbrëmë konfirmoi se Ontario po shqyrton kufizimin e eksporteve të energjisë elektrike në shtetet fqinje amerikane të Miçiganit, Nju Jork dhe Minesota.
"Kjo është zgjidhja e fundit. Mendoj se presidenti i sapozgjedhur Tramp nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por detyra ime numër një është të mbroj banorët e Ontarios dhe kanadezët në përgjithësi...Duhet të jemi të përgatitur. Duhet të jemi të gatshëm për betejë. Kjo betejë vjen 100 për qind më 20 ose 21 janar", ka thënë Ford.
foto: arkivi i MIA-s