• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nëse ligji për amnisti miratohet në procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, Mickoski do t'u kërkojë deputetëve të largohen nga Kuvendi

Nëse ligji për amnisti miratohet në procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, Mickoski do t'u kërkojë deputetëve të largohen nga Kuvendi

Strumicë, 1 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se nëse ligji për amnisti miratohet në procedurë të shkurtuardhe me flamur evropian, ai do të kërkojë nga organet më të larta të partisë mbështetje për vendimin që deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit që të braktisin punën e Kuvendit.

"VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë Ligjin për amnisti dhe për të meqë nuk ka flamur evropian, do të duhet të diskutohet sipas procedurës standarde dhe atëherë haptazi themi se do ta bllokojmë. E, nëse ata vendosin të abuzojnë me kompetencat e tyre, siç kanë bërë shumë herë më parë, dhe përsëri abuzojnë me procedurën e shkurtuar dhe flamurin evropian, atëherë unë do t'i kërkoj Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Qendror të partisë për mbështetje të vendimit që deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të braktisin punën e Kuvendit", porositi sot Mickoski nga Strumica. 

Në fjalimin e mbajtur në Konferencën e dytë vjetore të Bashkimit të veteranëve të partisë me titull “Traditë që të obligon për të ardhme që vjen”, ai tha se tani para zgjedhjeve, Qeveria me Ligjin për amnisti bën skenar për lirinë e një numri të madh kriminelësh që do t'u kishin ndihmuar në fushatën zgjedhore.

"Kovaçevski paguan çmim të lartë për koalicionin e tij dhe e degradon fuqishëm shoqërinë tonë ku hyn në fuqi parimi i mosndëshkimit. Kriminelët nuk kanë frikë nga përgjegjësia, sepse vetë Qeveria prodhon papërgjegjësi. Nga ana tjetër, ata dalin me ndërgjegje të qetë dhe i thonë vetes se kanë ndjekur praktikat evropiane. Askund në Evropë nuk ka terroristë t'ju vrasin pesë vetë, katër prej tyre fëmijë, siç është rasti me Liqenin e Smilkovës dhe tani ekzekutorët e tyre do të lirohen me ligjin e amnistisë", tha Mickoski.

Duke nderuar secilin anëtar të Bashkimit të Veteranëve të VMRO-DPMNE-së, ai tha se partia ka një histori të vrullshme plot emocione, pikëpamje të ndryshme dhe se partitë dhe fraksionet kanë dalë në të kaluarën, por të gjitha ato më vonë u kthyen dhe bëri thirrje për bashkim.

"Njerëzit në pushtet janë të vetëdijshëm se do t'u ndodhë popull dhe do t'u ndodhë disfatë e rëndë dhe u mbeten vetëm lojërat bizantine. Pra, kështu para disa ditësh janë takuar Kovaçevski, Zeçeviqi, Zaevi dhe Spasovski. Ata u takuan për të treguar se janë unikë dhe të bashkuar. Nga ajo që po bëhet, në fakt tregon tezën e kundërt se ata janë thellësisht të ndarë dhe të grindur. Dhe është gjë e mirë që ata u takuan sepse në këtë mënyrë dështoi edhe një tezë tjetër e qarqeve të caktuara të pushtetit, si dhe ato të lakenjve të tyre në opozitë, se ka pasur ndonjë koalicion të fshehtë midis VMRO-DPMNE-së dhe Zaevit", bëri të ditur Mickoski.

Ai shtoi se po i dërgonte mesazh Bashkësisë Ndërkombëtare për të parë se çfarë po bën kjo Qeveri, sepse shteti nuk ekziston vetëm për një çështje - ndryshimet kushtetuese, derisa shumë tema dhe çështje të tjera të rëndësishme për popullin kalojnë pa koment nga ana e saj.

"Kjo është shumë e rëndësishme sepse shumëkush në shoqërinë maqedonase e nënvlerësojnë këtë dhe po përpiqen shumë të na thonë sot se nëse nuk e pranoni diktatin në të cilin nuk ishim pjesëmarrës, atëherë nuk ka Evropë për ne. Vërtetë më vjen që sërish për të kushedi se satën herë Evropa është mashtruar nga politikanët kriminelë në Maqedoni dhe Ballkan, duke përmbushur interesat bullgare, për fat të keq është mbajtur peng nga politika ruse në Ballkan. Maqedonia dhe VMRO-DPMNE-ja gjithmonë në histori kanë qenë dhe kanë synuar dhe kanë pasur orientim pro-perëndimor. Nuk kishte asnjë dilemë nga formimi deri në ditët e sotme", theksoi Mickoski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE, e cila është pasardhëse e VMRO-së historike, është në prag të ribashkimit të popullit maqedonas dhe qytetarëve në Maqedoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për një fitore rekorde historike.

"Duke marrë parasysh të gjitha këto, mesazhi im nga këtu sot nuk ka të bëjë me diktatet midis politikanëve të korruptuar dhe një grupi të ngushtë njerëzish. VMRO-DPMNE ishte, është dhe do të mbetet parti politike pro-perëndimore. VMRO-DPMNE nuk është as pro-bullgare, as pro-serbe, as pro-greke, VMRO-DPMNE është parti demokratike për unitetin kombëtar maqedonas dhe është pro-maqedonase, ka qenë dhe do të jetë. E mesazhi im për bashkësinë ndërkombëtare është të mos lejoni që të mbaheni peng edhe një herë për interesat ruse duke kënaqur Bullgarinë në mënyrë që të përpiqeni të asimiloni përsëri maqedonasin. VMRO-DPMNE-ja, derisa  unë jam kryetar, dhe derisa jam gjallë, asnjëherë nuk do të mbështesë diktat të tillë bullgar siç është vendosur tani në parlament", nënvizoi kreu i VMRO-DPMNE-së.

Në konferencën vjetore të Bashkimit të veteranëve të partisë, mbajtën fjalim edhe kryesuesi Mane Jakovlevski dhe sekretari i përgjithshëm Sasho Drango, të cilët shprehën mbështetjen ndaj kryetarit Mickoski dhe udhëheqjes së partisë.

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR