• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nëse koalicioni "Vlen" do të bëhet një parti do të përcaktohet pas zgjedhjeve lokale në vitin 2025

Nëse koalicioni

Tetovë, 16 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot nga Tetova tha se koalicioni "Vlen" do të paraqitet së bashku edhe në zgjedhjet lokale në vitin 2025, dhe pastaj do të vendoset nëse do të bëhen një parti. Këtë fundjavë, "Vlen" formoi trup koordinues.

"Koalicioni 'Vlen' në fazën tjetër do të shkojë me organe të përbashkëta, trupin koordinues, ku secila parti do të ketë nga dy anëtarë, një kryetar dhe një zëvendës, ndërsa përfaqësuesi i “Vetëvendosjes” Bekim Qoku do të jetë anëtari i nëntë i atij organi koordinues. Në mënyrë shtesë, do të ketë komision për çështje kadrovike që do t'i zgjidh të gjitha këto çështje në pjesën e emërimeve dhe shkarkimeve dhe ndjekjen e punës së zyrtarëve tanë në Qeveri dhe do të kemi komunikim të përbashkët me mediat, respektivisht zëdhënës të 'Vlen'-it deri në zgjedhjet lokale, kur planifikojmë të shkojmë bashkë", tha Kasami nga Tetova, ku si kryetar komune ralizoi takim me gazetarët.

Градоначалникот Тетово заедно со началникот на СВР Тетово и директорот на ЈП „Градски паркинг“ денеска на булеварот „Илинден“ извршија надзор на состојбите во сообраќајот, по вчерашната одлук

Sipas tij, udhërrëfyes për hapat e ardhshëm në koalicion do të jetë rezultati nga zgjedhjet lokale.

"Nga rezultatet e zgjedhjeve lokale do të shihet nëse pastaj do të shkojmë me hapin e ardhshëm, të shkojmë me një strukturë, një parti, dëshirojmë si deri tani edhe më tej të shkojmë me rrugë natyrore. Deri tani komunikimit është i shkëlqyeshëm, shpresojmë se edhe më tej do të jetë i tillë dhe bashkimi i organeve dhe strukturave të koalicionit do të jetë me rrugë natyrore", tha Kasami. bsh/ 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR