• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nëntori afati i fundit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në të kundërtën vetëbllokim

Nëntori afati i fundit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në të kundërtën vetëbllokim

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Seanca plenare e ndryshimeve kushtetuese është caktuar për 18 gusht. Debati, në pajtim me Rregulloren, mund të zgjat dhjetë ditë pune, por votimi nuk duhet të mbahet pas shterrjes së listës së folësve. Që të votohet, Kuvendi duhet ta ketë shumicën e nevojshme.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka afat të fundit për votimin e propozimit, por afati i fundit për përfundimin e procedurës për miratimin e ndryshimeve është nëntori.

"Së pari, seanca është caktuar më datën 18 për të filluar debatin e seancës plenare lidhur me iniciativën për ndryshime kushtetuese dhe në fakt nuk zgjat më shumë se dhjetë ditë pune. Kjo është procedura dhe afatet me të cilat udhëhiqemi. Akti i votimit nuk është i lidhur me ditën e fundit, në mënyrë që të ketë qartësi sa i përket procedurave. Këtë e parashikon edhe Rregullorja e punës, këtë e tregon edhe praktika e mëparshme nga nisma të ngjashme për ndryshime kushtetuese, pasi Kuvendi vendos nëse ka shumicën e nevojshme për vendimmarrje. Pra, në ato korniza nuk mund të supozoj se çfarë do të ndodhë dhe si do të ndodhë. Në këtë rast, Kuvendi zyrtarisht do të fillojë punën më datën 18, dhe akti i votimit do të jetë pas përfundimit të debatit apo do të shtyhet, varet nga situata konkrete", tha dje Xhaferi në brifing me gazetarët.

Претседателот на Собранието Талат Џафери денеска изјави дека во Собранието се блокирани 28 закони и покрај политичкиот договор меѓу лидерите на двете најголеми парламентарни партии СДСМ Зоран

Edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nuk beson se votimi i ndryshimeve kushtetuese do të jetë në gusht, por thotë se afati i fundit për votim është 30 nëntori, kur përfundon skriningu. Nëse deri në atë moment nuk e ndryshojmë Kushtetutën, thotë Pendarovski, në fuqi hynë vetëbllokimi. 

"Vlerësimi im është se ose do të bëhet përpjekje serioze që të sigurohet shumicë prej dy të tretave ose nuk ka pse të fokusohemi në votim të shpejtë, kur në këtë moment është qartë se nuk ka shumicë prej dy të tretash në Kuvend", deklaroi dje presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Për momentin, sipas Pendarovskit, nuk ekziston plan B, përveç që të bëhet kompromis për ndryshimet kushtetuese.

"Plan B kjo Qeveri nuk ka. Plani B është plani A, ndërsa ai është të përpiqemi të bëjmë kompromis. Nëse opozita mendon të vijë në pushtet dhe më pas në mënyrë serioze të mos përpiqen ta ndryshojnë Kushtetutën dhe t'i fusin bullgarët aty, atëherë madje edhe sikur t'i bëjmë zgjedhjet më herë, vetëm se do të vetëbllokohemi më herët. Zgjedhjet nuk kryejnë punë nga aspekti i këtij problemi që e kemi", tha Pendarovski.

 

Presidenti i shtetit Stevo pendarovski sonte potencoi se gjatë periudhës së ardhshme pritet edhe disa persona t'i shtohen listës së zezë së SHBA-së.

Të hënën në Parlament do të mbahet koordinimi i rregullt, ku do të bisedohet për punët organizative për periudhën pas pushimeve, duke marrë parasysh se nga 1 gushti formalisht deputetët janë në pushim, pa marrë parasysh se më datën 18 do të kenë obligim të vijnë në seancë. Sipas paralajmërimeve të kryterait të Kuvendit, me siguri do të përcaktohet datë për takim në nivel të koordinatorëve para fillimit të seancës për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht.

Opozita mbetet në qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën, siç thonë, diktatin bullgar nuk do të ketë.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese të martën e kaloi filtrin e parë kuvendor në Komisionin për ndryshime kushtetuese, ku deputetët e opozitës votuan "kundër". Ata kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese.

Sipas kryetarit të Kuvendit, nuk është parakusht nëse nuk votohet për amendamentet kushtetuese, të shkohet në zgjedhje të parakohshme. 

“Nuk është parakusht nëse nuk votohet për amendamentet kushtetuese të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme mund të mbahen vetëm në një situatë, e ajo situatë është të paraqitet propozim – vendimi për shpërndarjen e Kuvendit dhe siç parashikon Kushtetuta në afat prej 60 ditësh nga marrja e vendimit të organizohen zgjedhje”, ka thënë Xhaferi. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR