Nëntë të vdekur, në mesin e të cilëve edhe shpëtimtarë në sulmet izraelite mbi Libanin jugor
- - Në sulmet ajrore izraelite mbrëmë vonë u vranë nëntë persona në Libanin jugor, në mesin e të cilëve edhe shpëtimtarë të cilët përgatiteshin që të intervenonin pas sulmit të parë, informuan mediat libaneze.
- Post By Fitore Curri
- 10:23, 28 mars, 2024
Bejrut, 28 mars 2024 (MIA) - Në sulmet ajrore izraelite mbrëmë vonë u vranë nëntë persona në Libanin jugor, në mesin e të cilëve edhe shpëtimtarë të cilët përgatiteshin që të intervenonin pas sulmit të parë, informuan mediat libaneze.
Me këtë numri i të vdekurve në sulmet izraelite dje u rrit në 16, sepse në sulmin e mëparshëm ishte goditur edhe një qendër për ndihmë urgjente që ka lidhje me organizatën sunite libaneze, ndërsa shtatë anëtarë të saj ishin vrarë.
Në ndërkohë, organizata ekstremiste shiite Hezbollah e mori përgjegjësinë për sulmin me raketa ndaj qytetit izraelit Kirjat Shmona në veri, në të cilin u vra një person.
Armata izraelite njoftoi se ka goditur një kompleks ushtarak të Hezbollahut në Teir Harfa dhe "qeli terroriste" në Nakura. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s