• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nëntë persona janë arrestuar në Taxhikistan në lidhje me sulmin në Moskë

Nëntë persona janë arrestuar në Taxhikistan në lidhje me sulmin në Moskë

Dushanbe, 29 mars 2024 (MIA) - Komiteti shtetëror për siguri kombëtare i Taxhikistanit ka arrestuar nëntë persona, që beson se janë të lidhur me të dyshuarit për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.

Agjencitë botërore, duke iu referuar burimeve në forcat e sigurisë së Taxhikistanit, deklarojnë sot se të dyshuarit janë arrestuar edhe për shkak të lidhjeve të tyre me degën e organizatës terroriste Shteti Islamik në Horasan (ISIS-K).

Sipas informacioneve të tyre, të gjithë nëntë personat janë arrestuar më 25 mars në qytetin Vahdat dhe jan; dërguar në Dushanbe.

Komiteti hetues i Rusisë dje kumtoi se u arrestua edhe një tjetër person, i dyshuar si pjesëmarrës në financimin e sulmit në Moskë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR