• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nëntë barna të reja në listën pozitive (PLT)

Nëntë barna të reja në listën pozitive (PLT)

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Nëntë ilaçe në mesin e të cilave për shtypje të lartë, sëmundje të zemrës, depresion dhe demencë, bëhen pjesë e listës pozitive. 

Siç informoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëhet fjalë për nëntë gjenerikë të prezantuar përmes 87 ilaçeve. 

"Bëhet fjalë për 87 barna në forma, forca dhe paketa të ndryshme që kanë regjistrim aktiv në vendin tonë, nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. Këtu përfshihen barnat për shtypjen e lartë, sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën", theksoi Taravari.

Ministri theksoi se në proces kanë qenë të angazhuar ekspertë të cilët punuan në disa ndryshime ligjore, përgatitje të rregullores së re me praktika dhe metodologji të re për vendosjen e ilaçeve në listën pozitive. 

"Ky është vetëm fillimi i procesit të zgjerimit të listës pozitive", potencoi Taravari. 

Njëherësh, ju bëri thirrje të gjitha kompanive farmaceutike të vazhdojnë me aplikimet e tyre për vendosjen e ilaçeve në listën pozitive

Në lidhje me përgatitjet onkologjike, ministri informoi se shpenzimet për pacientët onkologjikë dhe pacientët me hepatit B ose C mbulohen konform buxhetit të plotësuar.

"Asnjë pacient onkologjik, apo hematologjik, apo me hepatit B dhe C nuk paguan privat, por kjo mbulohet edhe nga FSSHM-ja, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë. Kështu që, ato nuk janë në listën pozitive, por janë buxhete të kushtëzuara me të cilat FSSHM-ja mbulon shpenzimet e pacientëve onkologjikë, sëmundjeve hematologjike dhe të tjera të cilat janë më të rënda", tha Taravari.

Profesori Dimçe Zafirov nga Instituti i farmakologjisë paraklinike dhe klinike shtoi se Komisioni po shqyrton një numër të madh të barnave nga kjo sferë.

Meriem Haxhihamza, këshilltare për politikat farmaceutike në Malmed, sqaroi se Komisioni punon sipas kërkesave të parashtruara nga bartësit e miratimit për vendosjen e një ilaçi në treg.

Me vendosjen e këtyre barnave në listën pozitive sipas kritereve të Rregullores siç shtoi, përmirësohet cilësia e jetës së pacientëve dhe potencoi se do të pasojnë barna inovative. rq/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR