• e premte, 23 gusht 2024

Nëntë barna të reja në listën pozitive

Nëntë barna të reja në listën pozitive

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Nëntë ilaçe, në mesin e të cilave për shtypje të lartë, sëmundje të zemrës, depresion dhe demencë, bëhen pjesë e listës pozitive. 

Siç informoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bëhet fjalë për nëntë gjenerikë të prezantuar përmes 87 ilaçeve. 

"Bëhet fjalë për 87 barna në forma, forca dhe paketa të ndryshme që kanë regjistrim aktiv në vendin tonë, nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. Këtu përfshihen barnat për shtypjen e lartë, sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën, theksoi Taravari.

Ministri theksoi se në proces ishin angazhuar ekspertë të cilët punuan në disa ndryshime ligjore, përgatitje të rregullores së re me praktika dhe metodologji të re për vendosjen e ilaçeve në listën pozitive. 

"Ky është vetëm fillimi i procesit të zgjerimit të listës pozitive", potencoi Taravari. 

Njëherësh, ju bëri thirrje të gjitha kompanive farmaceutike të vazhdojnë me aplikimet e tyre për vendosjen e ilaçeve në listën pozitive. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR