• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Këshillit kombëtar për barazi gjinore

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Këshillit kombëtar për barazi gjinore

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot ministrja Sllavjanka Petrovska dhe kryetarja e Këshillit kombëtar për barazi gjinore, Savka Todorovska kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, i cili paraqet bazë për zhvillim të bashkëpunimit në sferën e barazisë gjinore dhe prespektivës gjinore.

Në takim, siç kumtoi MM, para nënshkrimit të Memorandumit, ministrja Petrovska theksoi se vizioni i Këshillit kombëtar për barazi gjinore për promovimin e të drejtave të grave si të drejta të njeriut dhe eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave me qëllim për të ndërtuar një shoqëri me mundësi të barabarta, përputhet plotësisht me vlerat në mbrojtje dhe Armatë.

Kryetarja e Këshillit kombëtar për barazi gjinore, Todorovska u falënderua për gatishmërinë e ministres dhe Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillim të inciativave të reja të përbashkëta në fushën e barazisë gjinore dhe porositi se kjo është rruga e duhur ndaj një shoqërie plotësisht të barabartë dhe pa diskriminim mbi çfarëdo baze.

Sipas MM, mbrojtja është bartës e Planit kombëtar të veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, "Gratë, paqja dhe siguria" që tregon se kjo çështje është në krye të prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria në nivel institucional është lider në zbatimin e politikave dhe praktikave për barazi gjinore, ndërsa perspektiva gjinore është e integruar në dokumentet strategjike të mbrojtjes dhe Armatës. rq/bsh/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR