• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja për fotovoltaikët – do të prodhohet rrymë që të mos shtrenjtohet uji për vaditje

Nënshkruhet marrëveshja për fotovoltaikët – do të prodhohet rrymë që të mos shtrenjtohet uji për vaditje

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Me një grant në vlerë 765,158 euro nga Mbretëria e Spanjës, vendi do të përgatisë një studim për instalimin e fotovoltaikëve. Qëllimi është që të zvogëlohen shpenzimet për rrymën SHA "Ekonomisë së ujërave" për stacionet e pompimit dhe për të mos lejuar rritjen e çmimit e ujit vaditës që përdorin fermerët.

Marrëveshja për grantin është nënshkruar sot nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe përfaqësues nga kompania spanjolle "Globaltek" e cila duhet të sigurojë mbështetje teknike.

Realizimi i projektit do të jetë në tri faza. E para do të identifikojë lokacionet për instalimin e fotovoltaikëve, e dyta për konceptin, projektimin dhe studimin e fizibilitetit, ndërsa e treta do të jetë faza e instalimit të sistemeve fotovoltaike.

Fondet nga granti sigurohen nëpërmjet Planit evropian për rimëkëmbje, transformim dhe rezistencë, ndërsa e mbështetur nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Spanjës.

"Prodhimi i energjisë elektrike përmes fotovoltaikëve duhet të ndihmojë në uljen e kostove të energjisë elektrike të SHA 'Ekonomisë së ujërave' për stacionet e pompimit. Rryma në dy vitet e fundit është shumë e lartë dhe kostot janë shumë të larta. Për të mos u rritur çmimi i ujit si shërbim i ofruar për fermerët, prodhimi i kësaj energjie do të përdoret si kompensim për energjinë elektrike, pra që çmimi i ujit të mbetet i pandryshuar", sqarojnë nga MBPEU-ja pas nënshkrimit të marrëveshjes. 

Sipas ministrit Nikollovski, nuk ka bujqësi stabile pa sistem stabil të ujitjes dhe investimi në kapacitetet e furnizimit me ujë është një nga prioritetet kryesore të MBPEU-së. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR