• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nënshkrimi i marrëveshjes financiare për IPARD 3

Nënshkrimi i marrëveshjes financiare për IPARD 3

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet ngjarje zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes financiare për IPARD 3. Marrëveshja do të nënshkruhet nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq dhe euroambasadori Dejvid Gir. 

Pas nënshkrimit, janë paralajmëruar fjalime të zëvendëskryeministrit Mariçiq, euroambasadorit Gir, ministrit të Financave, Fatmir Besimit dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Vlera e përgjithshme e Programit të ri IPARD 3 është 97 milionë euro. Bëhet fjalë për mjete të pakthyeshme evropiane të dedikuara për modernizim dhe zhvillim të bujqësisë në Maqedoninë e Veriut. 30 milionë eurot e para tashmë janë në dispozicion për investime me thirrjen e parë publike nga programi IPARD 3 për masat 1 dhe 7.

Masa 1 ka të bëjë për investime në mjete themelore të korporatave bujqësore, ndërsa sektorë prioritarë janë: prodhimtaria bimore dhe blegtorale, prodhimtaria e peshkut, përpunimi dhe marketingu i prodhimitarisë vetanake bujqësore dhe investime në burime të rinovueshme të energjisë për nevojat e veta.  

Masa 7 është për diversifikim të farmave dhe zhvillim të bizneseve, ndërsa sektorë me prioritet janë: prodhimtaria alternative bujqësore, përgatitja e produkteve bujqësore alternative, prodhimtaria e produkteve ushqimore dhe pijeve, prodhimitaria e produkteve joushqimore, mbështetja e aktiviteteve të zejtarisë, mbështetje e shërbimeve për popullatë rurale, mbështetje e shërbimeve në bujqësi dhe mbështetje të turizmit rural. fc/

Fotografia: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR