• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nënshkrim i marrëveshjes për fillimin e rikonstruksionit të konvikteve studentore "Stiv Naumov" dhe "Kuzman Josifovski Pitu" në Shkup

Nënshkrim i marrëveshjes për fillimin e rikonstruksionit të konvikteve studentore

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në nënshkrimin e marrëveshjes për rikonstruksionin e shtëpive studentore "Stiv Naumov" dhe "Kuzman Josifovski Pitu" në Shkup.

Siç paralajmëroi pres-shëbimi qeveritar, rikonstruksioni është në kuadër të Projektit për rehatibilitim efikas energjetik të konvikteve të studentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilin janë përfshirë të gjithë nëntë konviktet e studentëve në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër.

"Konform dinamikës së vërtetuar, realizimi i punëve është parashikuar në tre faza", informuan nga Qeveria.

Në ngjarje do të drejtohen edhe Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Shtefan Hudolin, u.d. ambasador i BE-së dhe oto Graf, zëvendës-ambasador i RF të Gjermanisë, pas së cilës do të nënshkruhet marrëveshja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR