Nënpresidenti amerikan Vens deklaroi se SHBA-ja "së shpejti" do të tërhiqet nga Irani
- Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens foli për luftën në Iran gjatë një interviste me podkasterin konservator Beni Xhonson.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:27, 28 mars, 2026
Uashington, 28 mars 2026 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens foli për luftën në Iran gjatë një interviste me podkasterin konservator Beni Xhonson.
Vensi deklaroi se megjithëse ShBA kanë arritur shumicën e objektivave të tyre ushtarake, Tramp planifikon ta vazhdojë luftën "pak më gjatë" për t’u siguruar që qeveria iraniane të pengohet seriozisht.
"Presidenti do ta vazhdojë me këtë edhe pak më gjatë për t’u siguruar që sapo të largohemi, nuk do të na duhet ta bëjmë përsëri për një kohë shumë, shumë të gjatë", tha Vensi. "Duhet ta neutralizojmë (qeverinë iraniane) për një kohë shumë, shumë të gjatë dhe ky është qëllimi".
Vensi pranoi se çmimet e gazit janë rritur si rezultat i konfliktit, por tha se ato së shpejti do të ulen. "Ky është një reagim shumë, shumë i përkohshëm ndaj asaj që në fund të fundit do të jetë një konflikt jetëshkurtër", shtoi ai.
"Mendoj se presidenti ka qenë shumë i qartë për këtë: nuk jemi të interesuar të qëndrojmë në Iran pas një ose dy vitesh", tha Vensi. "Po e kryejmë punën, do të largohemi së shpejti që andej dhe çmimet e karburantit do të ulen përsëri".
Foto: EPA