• e diel, 06 tetor 2024

Në zjarrin në një shtëpi në Veles, është djegur një hapësirë në katin e tretë dhe çatia, nuk ka të lënduar

Në zjarrin në një shtëpi në Veles, është djegur një hapësirë në katin e tretë dhe çatia, nuk ka të lënduar
Veles, 2 shkurt 2023 (MIA) - Në zjarrin që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e tretë të shtëpisë familjare në rrugën “Dimçe Mirçev” nr 1, përballë rampës në lagjen Dvorovi në qendër të Velesit, është djegur një hapësirë e madhe e katit dhe çatia e shtëpisë. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë familjar të lënduar.
 
 
"Zjarri është raportuar në NJTKZ Veles në ora 07:40 dhe me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve me dy makina zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikës zjarri është lokalizuar për një kohë të shkurtër prej 15 deri në 20 minuta dhe është fikur plotësisht në orën 10:00, informojnë për MIA-n nga NJTKZ në Veles.
 
Njëkohësisht me ndërhyrjen e tyre të shpejtë është parandaluar përhapja e zjarrit në të gjithë shtëpinë, si dhe në atë fqinje, e cila është afër edhe me një shtëpi të vjetër dhe të braktisur.
 
Inspektim në zjarin kanë kryer një ekip i SPB Veles dhe një inspektor i policisë së krimit për të përcaktuar shkakun e zjarrit, informoi për MIA-n, Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.
 
Инаку, станува збор за семејната куќа на Анче Здравкин, сопственик на локалната велешка телевизија „Здравкин“ и неговата сопруга Ленче Здравкин позната и призната хуманитарка. ад/вг/
Përndryshe bëhet fjalë ër shtëpinë e familjes së Ançe Zdravkinit, pronar i televizionit lokal të Velesit “Zdravkin” dhe bashkëshortes së tij Lençe Zdravkin, humanitare e njohur. ls/
 
Foto: MIA Arkiv
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR