• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Zhelinë fillloi të funksionojë njësiti i disperzuar zjarrfikës i Tetovës

Në Zhelinë fillloi të funksionojë njësiti i disperzuar zjarrfikës i Tetovës

Tetovë, 7 qershor 2024 (MIA) - Njësiti territorial zjarrfikës (NJTZ) Tetovë nga sot në Zhlinë ka një njësi të disperzuar, me qëllim që zjarrëfikësit të arrijnë më shpejtë në vendet ku ka nevojë për ndërhyrje.

Në rrethin e Komunës së Zhelinës janë instaluar objekte të reja montuese, të cilat do të jenë zyra për pesë zjarrfikës, të cilëve aty do t'u fillojë dita e punës.

"Duke qenë se ka mbuluar një territor shumë të gjerë, kemi vërejtur nevojën për të pasur njësi të tilla të disperzuara. Ky është i pari që do të përfshijë territorin e Komunës së Zhelinës. Në periudhën e ardhshme në marrëveshje me komunat në Tearcë, do të duhet të hapet njësi e njëjtë, e cila njëkohësisht do të mbulojë komunat Tearcë dhe Jagunovc dhe në Bogovinë, e cila do të mbulojë komunën Bogovinë dhe Bërvenicë. Vlerësojmë se do të jemi më afër qytetarëve nëse ka nevojë të intervenohet më shpejt për të shpëtuar jetën apo pronën e qytetarëve", deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Sipas Blerim Sejdiut, kryetari i Komunës së Zhelinës, në territorin e Komunës së Zhelinës kalon autosatrada Tetovë-Shkup, ku, siç tha, shpesh ka aksidente dhe nevojë për ndërhyrje të zjarrfikësve, kështu që ky njësi do të jetë më rendësi të madhe për ndërhyrje të shpejta.

Komandanti i NJZT-të Tetovë, Avni Ahmeti, theksoi se në Zhelinë do të punojë ekip, i cili do të shërbejë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në mbrëmje, e pastaj nëse nevojitet do të dërgohen edhe zjarrëfikës nga njësiti zjarrëfikës i Tetovës.

Sot ekipi do të jetë këtu derisa të stailizohemi. Natyrisht se do të funksionojë 24 orë ky stacion këtu. Këtu do të ketë pesë zjarrfikës të cilët do të jenë të përgatitur, do të jenë kamionët dhe furgoni që ndërhynë në aksidentet e trafikut. Do të mundohemi që dy nënstacionet në Bogovinë dhe Tearcë të hapen sa më shpejt", deklaroi Avni Ahmeti.

Kryetari Kasami theksoi se në marrëveshje me komunat rurale do të bëjë plan si do të punohet në të ardhmen e ardhshme në lidhje me rritjen e numrit të zjarrfikësve në nënstacione.

"Sipas sistematizimit të ri, tani punohet për Brigadë dhe do të ketë njësi brenda këtyre komunave dhe do të ketë nevojë për punësime të reja. Nëse nevojitet do të vazhdojmë me plotësimin e numrit shtesë të vendeve të nevojshme të punës dhe në këtë mënyrë këto njësi do të jenë me kapacitet të plotë dhe me shërbim 24 orësh për qytetarët", theksoi Kasami.

Sipas dispozitave ligjore, komunat duhet të bashkëfinancojnë punësimin e zjarrfikësve të rinj. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR