• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në zgjedhjet presidenciale deri në orën 11 kanë votuar 141 087 persona, dalja në zgjedhjet parlamentare 13,69 për qind

Në zgjedhjet presidenciale deri në orën 11 kanë votuar 141 087 persona, dalja në zgjedhjet parlamentare 13,69 për qind

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11:00, sipas të dhënave nga 2.080 vendvotime kanë votuar 141 087 persona, përkatësisht 12,87 për qind nga numri i përgjithshëm i 1.096.219 votuesve të regjistruar. Dalja më e madhe është në Probishtip, 27,85 për qind, ndërsa më e vogël në Likovë, 1,76.

"Për zgjedhjet parlamentare, ndërkaq, dalja është 13,69 për qind, tregojnë të dhënat nga 1 976 vendvotime ku kanë votuar 140 990 votues. Dalja më e madhe është në Krivogashtan, 28,38 për qind, ndërsa më e vogël në Vrapçisht, 5,2 për qind", kumtoi kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ)", Aleksandar Dashtevski.

Në konferencën për shtyp pas fillimit të votimit të sotëm, Dashtevski informoi lidhur me problemet teknike të paraiqtura paraprakisht, në tre vendvotime janë mënjanuar, ndërsa në Koçan, Ohër dhe Kumanovë do të vazhdohej me votim në mënyrën e vjetër me votim me llampë UV dhe sprej. ab/

Fotо: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR