• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në zgjedhje mund të votojnë edhe qytetarët të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar në periudhën prej nëntë muajve

Në zgjedhje mund të votojnë edhe qytetarët të cilëve dokumentet personale  u kanë skaduar në periudhën prej nëntë muajve

 Shkup, 8 maj 2024 (MIA) -  Në zgjedhjet e sotme të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e cila do të zbatohet vetëm për këto zgjedhje, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument të udhëtimit vlefshmëria e të cilave ka skaduar në periudhë prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

 Për zgjedhjet presidenciale do të mund të votojnë zgjedhësit të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar më 24 korrik të vitit 2023 deri më 24 prill, ndërsa në zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë qytetarët të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar për çfarëdo baze, në bazë të ligjit ose afatit të vlefshmërisë u kanë skaduar dokumentet personale nga data 8 gusht të vitit 2023 deri në ditën e zgjedhjeve 8 maj.

 Kuvendi më 7 mars, në kuadër të seancës së 147-të, me procedurë të shkurtuar pa debat i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor. Siç shpjeguan propozuesit, qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte specifikimi i kornizës ligjore ekzistuese dhe të rregullohen dispozitave e zgjidhjes ligjore ekzistuese në drejtim të një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.

 Foto. MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR