• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Zagreb arrestohet, e pastaj lirohet ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski

Në Zagreb arrestohet, e pastaj lirohet ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski

Shkup, 14 prill 2024 (MIA) - Ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dje u arrestua në Zagreb, por pastaj u liriua, konfirmojnë nga MPJ.

"Gjatë ditës së djeshme, nga ana e Interpolit - Kroaci, kemi marrë informatë se personi G.G. u arrestua. Sot, po ashtu, nga Interpoli Kroaci morëm njoftim se e kanë liruar personin e njëjtë", thonë për MPB-në për MIA-n.

Grujovski dhe kolegu i tij, Nikolla Boshkovski në korrik të vitit 2017 kanë ikur nga Maqedonia e Veriut për në Greqi, pasi janë akuzuar në procesin gjyqësor për rastet "Target" dhe "Fortesa", lidhur me përgjimin ilegal masiv.

Grujovski dhe Boshkovski, janë aresatuar më 18 tetor të vitit 2017 në aeroportin në Selanik me pasaporta të rreme bullgare, me emrin Nexhbi Hasan dhe Hristo Atanasov.

Ministria e Drejtësisë tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për informatën për Grujovskin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR