• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në VK Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth një orë, në VK Bogorodicë për dalje deri në 40 minuta

Në VK Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth një orë, në VK Bogorodicë për dalje deri në 40 minuta
Shkup, 6 gusht 2022 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Siç informoi LAMM, në VK Tabanocë koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 30 deri në 40 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar së lëvizjes, respektim të sinjalizimit në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Përkujtojnë se aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes Parkut nacional Galiçicë është i hapur për komunikacion deri më 01.10.2022 për automjete me peshë të përgjithshme deri në 3,5 tonë.

QËNDRONI TË LIDHUR