• e premte, 08 nëntor 2024

Në VK Tabanoc kynë hyrë dhe kanë dalë mbi 18.000, në VK Bogorodicë afro 16.000 udhëtarë prej mbrëmë në orën 10 deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm

Në VK Tabanoc kynë hyrë dhe kanë dalë mbi 18.000, në VK Bogorodicë afro 16.000 udhëtarë prej mbrëmë në orën 10 deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm

Kumanovë, 24 maj 2024 (MIA) - Është evidente frekuenca e veturave në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Mëngjesin e sotëm edhe në xhirimet nga kamerat e Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore mund të vërehej se kolona të automjeteve presin në vendkalimet kufitare. 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n informojnë se në periudhën prej orës 10 mbrëmë deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm në VK Bogorodicë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 3.444 udhëtarë.

"Për dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 12.394, ndërsa numri i përgjithshëm i udhëtarëve për hyrje dhe dalje është 15.838 qytetarë", njoftuan nga MPB.

Në periudhën e njëjtë në VK Tabanoc kanë hyrë gjithsej 8.173, ndërsa kanë dalë 10.049, gjithsej 18.222 qytetarë.

Qytetarët për MIA-n thonë se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti pritet të paktën gjysmë ore, por edhe theksojnë se të gjitha korsitë janë në funksion. Në VK Bogorodicë, në mënyrë evidente është rritur rrëmuja e veturave për dalje nga vendi.

Rrëmujat në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë janë të zakonshme për fundjava dhe festa. Rrëmujë pritet edhe të dielën, në mbrëmje. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR