• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta deri në një orë

Në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta deri në një orë

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ashtu siç kumtojnë nga LAMM, itensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë qendrave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni, ndërsa është vendosur regjim i qarkullimit veror me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët jashtëzakonisht të nxehta me temperatura të larta. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR