Në VK Tabanoc dhe VK Bogorodicë për hyrje në vend pritet rreth një orë
- Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Bogorodicë për dalje dhe në VK Tabanoc për hyrje në vend ka frekuencë të shtuar, ndërsa koha e pritjes është rreth një orë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:35, 5 gusht, 2023
Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Bogorodicë për dalje dhe në VK Tabanoc për hyrje në vend ka frekuencë të shtuar, ndërsa koha e pritjes është rreth një orë.
Siç informojnë nga LAMM, në pikat tjera kufitare nga ana jonë, nuk ka pritje të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.