• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në VK Tabanoc është parandaluar kontrabandë e 126 litra prekursorë për prodhimtari të drogës

Në VK Tabanoc është parandaluar kontrabandë e 126 litra prekursorë për prodhimtari të drogës

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Inspektorë nga ekipet doganore mobile Sektori për Kontrollë dhe Hetime gjatë kontrollit të një veture të udhëtarëve të drejtuar nga një shtetas sllovak, gjatë hyrjes në VK Tabanoc kanë gjetur dhe konfiskuar sasi më të madhe të prekursorëve për prodhimtari të drogës.

"Më datë 10.12.2023, në vendkalimin kufitar Tabanocë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve me targa sllovake në hapësirën e bagazhit, inspektorët doganor gjetën katërmbëdhjetë kanaçe me gjithsej 126 litra prekursorë të drogës, nga të cilat 10 kanaçe me ngjitëse TOLUEN LAKARSKY me peshë nga 9 litra dhe katër kanaçe me afishe ACETON me peshë nga 9 litra. Pas ekspertizës së mallit është konstatuar se janë prekursorë që përdoren për prodhimin e disa llojeve të drogës si kokainë, heroinë dhe droga të llojit amfetamine", njoftuan sot nga Drejtoria Doganore.

Kundër personit, bëhet e ditur në kumtesë, është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për vepër të kryer penale "prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë" i dënuar sipas nenit 215 nga Kodi Penal. fc/

Fotografia: Drejtoria Doganore
 

QËNDRONI TË LIDHUR