• e mërkurë, 24 korrik 2024

Në VK "Bogorodicë" pritet rreth 45 minuta

Në VK

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga vendi pritet rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR