• e enjte, 18 korrik 2024

Në VK Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth një orë

Në VK Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth një orë

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, koha e pritjes në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi këtë mëngjes LAMM. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR