• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në VK "Bogorodicë" për dalje nga shteti pritet rreth gjysmë ore

Në VK

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet frekuencë e rritur e veturave, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta, informon LAMM.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerrje nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR