• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Në VK "Bogorodicë" për dalje nga shteti pritet 20 minuta

Në VK

Shkup, 15 korrik 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë", për dalje nga shteti pritet 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR